Vjen paralajmërimi për Hashim Thaçin: Ai nuk shpëton edhe po të shet krejt Kosovën

Aktuale

Vjen paralajmërimi për Hashim Thaçin: Ai nuk shpëton edhe po të shet krejt Kosovën

Nga: N.Sh Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 10:05
Hashim Thaçi

Ish-agjenti i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari thotë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk do të shpëton edhe nëse e shet krejt Kosovën për interesa të tij personale.

Miftari përmes një shkrimi në Facebook, thekson se, Kosova duhet me i ndalu bisedimet me Serbinë, pasi nuk kemi se çka të flasim me barbarët serb.

Sipas Miftari, duhet me bisedu me par për krimet e luftës, dorëzimin e kriminelëve të luftës, kthimin e territoreve të Muhaxherve, dëmet e luftës, për kthimin e kufomave, për plaçkitjet dhe për kërkim falje.

“President në fund nuk do të shpëtosh edhe nëse e shet krejt Kosovën për interes tuat.

Kosova duhet ti ndalon bisedat me Serbinë ne nuk kemi çka flasum me këta barbar, pos mujm me bisedu për krimet e luftës dorëzimin e kriminelëve të luftës, pastaj kthimin e territoreve të Muhaxherve shqiptar, damet e luftës, ti kthej hirin e kufomat e humbura të djegura, plaçkitjet e fondeve dhe të kërkoj falje për 200 vjet krime për çdo masakër për çdo gjenocid për çdo pastrim etnik në çdo shtëpi shqiptare dhe familje shqiptare”, shkruan Miftari, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat