Albin Kurti reagon ashpër për rezoutën e dialogut

Aktuale

Albin Kurti reagon ashpër për rezoutën e dialogut

Nga: D.RR Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 10:19
Albin Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me votimin e rezolutës dje në Kuvend, e cila mandanton Shpend Ahmetin si kryesues i dialogut së bashku me Fatmir Limajn.

Kurti shkruan se ata që morën pjesë në atë seancë, e zvogluan entuziazmin popullor për ushtrinë e Kosovës, transmeton "Bota sot".

Postimi i plotë:

U shtrinë

Ende pa u bërë gjashtë orë nga miratimi i tri ligjeve të cilat e bënë Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe me FSK të avansuar drejt ushtrisë, u mblodhën nënshkrimet për seancë urgjente për normalizim me Serbinë. Punësimi e drejtësia, arsimi e shëndetësia, buxheti i ri për FSK-në, të gjitha këto presin, ama dialogu me Serbinë është çështje urgjente, thanë mbrëmë! Kush donte ta zvogëlonte entuziazmin popullor për ushtrinë në Kosovë? Paj, askush si Serbia. Ishte çështje urgjente kjo. Andaj shpejt u shtrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat