Perëndimi kërkon që seanca e KS të OKB-së për Ushtrinë e Kosovës të mbahet me dyer të mbyllura

Aktuale

Perëndimi kërkon që seanca e KS të OKB-së për Ushtrinë e Kosovës të mbahet me dyer të mbyllura

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 11:02
Këshilli i Sigurimit

Rusia dhe vendet perëndimore nuk janë në gjendje të arrijnë konsensus lidhur me formatin e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të caktuar për të hënën, që do t’i kushtohet krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Rusia dhe Serbia kërkuan që të mbahet seancën e hapur e Këshillit të Sigurimit të OKB të hënën për shkak të vendimit të Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri, e cila bie në kundërshtim me Rezolutën 1244 që parashikon vetëm praninë e forcave ndërkombëtare në Kosovë, ” i tha një birim agjencisë ruse shtetërore të lajmeve “Tass” nga Misioni i Përhershëm rus në Kombet e Bashkuara.

Siç shkruan kjo agjenci për këtë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të shkojë në Nju Jork.

Diplomati vuri në dukje se konsultimet mbi këtë çështje u mbajtën ditën e premte pas dyerve të mbyllura.

“Grupi i vendeve perëndimore nuk e vinte në pikëpyetje rëndësinë e mbajtjes së këtij takimi, por sugjeroi formatin e dyerve të mbyllura. Asnjë konsensus nuk u arrit për shkak të këtyre pozicioneve të ndryshme. Dikush mund të krijojë përshtypje se partnerët tanë perëndimorë duan të fshehin problemin pas dyerve të mbyllura”, shtoi burimi.

“Ne e konsiderojmë një qasje të tillë të papërshtatshme. Pse shumë sesione afatgjata mbahen në format të hapur, ndërsa dyert mbyllen kur bëhet fjalë për Serbinë?” shton me tej ky burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat