Thaçi: Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është proces i pakthyeshëm

Aktuale

Thaçi: Themelimi i Ushtrisë së Kosovës është proces i pakthyeshëm

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 11:40
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Menjëherë pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës, Këshillit i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka thirrur mbledhje urgjente. Me ç’rast në këtë mbledhje do të marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ani pse shkak  i këtij takimi do të jetë Ushtria e Kosovës, Thaçi shprehet i bindur se ky vendim do të jetë i pakthyeshëm, e madje sipas tij vetëm do të fuqizohet.

Thaçi: Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, është proces i pakthyeshëm

“Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, pavarësisht diskutimit që do të ndodh në Këshillin e Sigurimit, pavarësisht prej shqetësimeve të këtij apo atij individi, apo shtetit të caktuar, është një proces i pakthyeshëm, përkundrazi vetëm do të zhvillohet, do të shënoj progres dhe do të fuqizohet, e profesionalizohet. Ushtria e Kosovës do të dërgoj mesazhin më të mirë të mundshëm, të tolerancës, të harmonisë, për gjithë njerëzit”, tha Thaçi.

Ai e quajti vendim historik, shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, duke shtuar se nëse Serbia është e shqetësuar për themelimin  e ushtrisë, serbët e Kosovës ndihen rehat dhe të sigurt.

Pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës, lajm të rëndësishëm, Thaçi e quajti edhe miratimin e rezolutës për delegacionin shtetëror i cili do të marrë pjesë në bisedimet me Serbinë.

Thaçi: Kosova ka bërë sukses të jashtëzakonshëm dy ditët e fundit

Image

“Kosova ka bërë një sukses të jashtëzakonshëm  në dy ditët e  fundit, duke themeluar ushtrinë  dhe duke ndërtuar konsensus  e gjerë politik dhe  civil për dialog Kosovë-Serbi... Vendimi i djeshëm i Kuvendit, ajo ekip e gjerë politike  dhe shoqërisë civile, së bashku me koordinim të plotë  bartësit e institucioneve  të Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  dhe gjithë partnerëve të tjerë do t’ia dalim me sukses dhe do të përmbyllim një herë e përgjithmonë kapitullin e errët atë të konfliktit që ka sjellur përmasa të ushtrimit të gjenocidit nga Serbia në Kosovë, spastrimit etnik ndaj shqiptarëve, vrasjen e 13 mijë shqiptarëve civil, dhunimit rreth 20 mijë grave shqiptare, e për fat të keq ende nuk ka marrë përgjigjen e drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme do të udhëtojë për në New York, për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se themelimi i ushtrisë së Kosovës, pavarësisht diskutimeve që do të ndodhin në Këshillin e Sigurimit, është një proces i pakthyeshëm dhe vetëm do të fuqizohet.

Sipas tij, nëse Serbia është shqetësuar për themelin e ushtrisë tonë, serbët e Kosovës ndihen të sigurt.

Ai foli edhe për rezolutën për dialogun me Serbinë e cila është votuar dje në Kuvend, duke thënë se ishte një lajm i përgjegjësisë kombëtare dhe kushtetuese.

“Kosova ka bërë një sukses të jashtëzakonshëm në dy ditët e fundit, duke themeluar ushtrinë dhe duke ndërtuar konsensusin e gjerë politik dhe civil për dialog Kosovë-Serbi”, tha ai.

***

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka bërë mirë që ka miratuar Rezolutën e dialogut me Serbinë si dhe ekipin negociator.

Ka thënë se me këtë ekip do të përmbyllin kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë.

“Andaj, edhe në këtë fazë kam besim se vendimi i Kuvendit do t’ia dalim me sukses dhe do të përmbyllim kapitullin e errët të gjenocidit serb në Kosovë”, ka thënë Thaçi, në një konferencë në aeroport, para nisjes për New York.

“Dje ka qenë edhe votimi në Kuvendin e Kosovës, nga deputetët e pozitës dhe opoizitës të një rezoluta për një ekip gjithëpërfshirës, duke i krijuar hapësirë edhe shoqërisë civile. Ky dialog do të jetë final me mundësi të një marrëveshjeje të përhershme, me njohje reciproke”, ka shtuar ai.

***

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media, para nisjes për në New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. 

Konferenca fillon në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat