“Aty ku s’ka dialog ka luftë”

Aktuale

“Aty ku s’ka dialog ka luftë”

Nga: N.Sh Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 14:00
Fatmir Limaj dhe Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha thotë se, aty ku nuk ka stabilitet e dialog ka tensione e luftë.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, pohon se, Kosova bashkë me aletatët e saj e ka mposhtur Serbinë me luftë, e tani është radha që ta mposhtin edhe me dialog.

Ai thotë se Kosova me Fatmir Limaj në krye të ekipit dialogues nuk do të nënshkruajnë asnjë marrëveshje e cila nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës.

Më poshtë shkrimi i Berishës:

Kur nuk ka stabilitet e dialog ka tensione e luftë.

Ne bashkë me aleatët tanë e kemi mposhtur Serbinë me luftë, është rradha ta mposhtim edhe me dialog.

Mësimi më i madh nga lufta ka qenë se kur jemi unik dhe me perendimin vjen edhe suksesi.

Kështu duhet të jemi edhe në fazën përfundimtare të dialogut.

Zhgënjyese është bojkotimi nga disa parti opozitare që po provojn t’i bëjnë këti procesi, kjo është ikje nga përgjegjësia.

Jam i bindur se ekipi nga Kosova me z. Limaj në krye nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje e cila nuk është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit si dhe në respektë të sakrificës ndër gjenerata të bërë për shtetin e Kosovës.

Marrëveshja duhet t'ia sigurojë Kosovës integrimin në OKB dhe njohjen nga Serbia.

Kosova është shtet, nga dje edhe me ushtri, prandaj si i tillë duhet të sillet, duke u treguar i përgjegjëshem... ajo që është fituar me luftë nuk guxojm të lejuar të rezikohet në paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat