Eprori amerikan – FSK-së: Jemi shumë krenar me ju!

Aktuale

Eprori amerikan – FSK-së: Jemi shumë krenar me ju!

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 15:20
Justin Wagner

Pas përfundimit me sukses të operacionit për kërkim-shpëtimin e fëmijëve të humbur dhe evakuimit të banorëve që refuzonin të zhvendoseshin, njësitet e FSK-së marrin lëvdata nga eprorët amerikanë për punën e tyre.

Justin Wagner nga Forcat Ajrore të ShBA-së tha se janë të impresionuar me punën e pjesëtarëve të FSK-së.

“Punë e paqme. Ishte e shkëlqyeshme. Jemi të impresionuar”, tha Wagner.

Ndërsa pjesëtari i FSK-së, Llalloshi tregoi që evakuimin mjekësor me helikopter e kishin bërë vetëm një herë më parë.

“Jemi shumë krenar me juve”, tha eprori tjetër amerikan, Cain.

Më shumë se 10 incidente kanë ndodhur në një zonë të gjerë, në një teren vështirë të kalueshëm.

Në xhirimet ekskluzive të kallxo.com shihet se si të gjitha këto situata janë menaxhuara nga njësitet e FSK-së dhe 7 shteteve të tjera aleate.

Droni u tregua i suksesshëm pasi u gjetën dy fëmijët e humbur. Personi i lënduar u dorëzua te helikopteri për evakuim për t’u dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në kampin fushor në Koliq.

Në ditën e dytë të ushtrimit fushor ‘Shqiponja 6’, më 4 maj 2018, simulohet një krizë në rajonin e Batllavës ku si rezultat i reshjeve të vazhdueshme rritet niveli i ujit në liqen. Në mënyrë që mos të ketë dëmtime edhe më të mëdha, zyrtarët kanë hapur kanalin dhe kanë lejuar sasi të mëdha të ujit të dalin në lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat