“Ramush, mos e suspendo tarifën ndaj Serbisë!”

Aktuale

“Ramush, mos e suspendo tarifën ndaj Serbisë!”

Nga: N.Sh Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 15:27
Aleksandër Vuçiq dhe Ramush Haradinaj

Avokati Arianit Koci, përmes një shkrimi në Facebook, i thotë kryeministrit Ramush Haradinaj që mos te suspendon taksën kundër Serbisë, pas kërkesës së Bashkimit Evropian, të cilët kanë thënë se do ta zëvendësojnë emërtimin UNMIK me Kosovo.

Avokati Koci, thotë se përderisa jemi tradhtuar nga BE-ja atëherë po i rrisim kërkesat tona.

Sipas tij, pa ndodh liberalizimi i vizave mos të hiqet kjo taksë kundër produkteve serbe.

Koci thotë se ne kemi qenë korrekt me BE-në, ndërsa kjo e fundit jo.

Lexojeni shkrimin e Kocit:

Ramush, mos e suspendo tarifën ndaj Serbisë!

Partenrët kur hyjnë në negociata, veprojnë me mirëbesim: pa prapavija dhe lojëra pas perdeve, dhe duke e respektuar njëri tjetrin.

Me gjitha të metat që i kemi, me BE-në, kemi qenë korrekt - aq sa na kanë lejuar rrethanat konkrete politike.

Ashtu kemi vepruar edhe kur e kemi votuar demrakacionin.

Na kanë thënë që pas demarkcionit, liberalizimi është çështje e kryer.

Çka ka ndodhur?

Jemi tradhëtuar.

Tani po thonë që i kemi plotësuar të gjitha kriteret, por duhet vetëm edhe pak me pritë.

Fqinjët tanë kanë harruar se ku iu kanë liberlizuar vizat.

E kemi humbur besimin në BE.

Tash po kërkojnë suspendim të tarifës, me zëvëndësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo.

Jo. Nuk mjafton!

Meqenëse jemi tradhëtuar, tani po e rrisim pazarin.

Suspedimin e tarifës e bëjnë vetëm nëse bëhet zëvëndësimi i emërtimit UNMIK me Kosovo, dhe LIBERALIZOHEN VIZAT.

Asgjë më pak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat