Nesër proteste e madhe para OKB-së në New York. Do kërkohet nga OKB të ndëshkohet Serbia për gjenocid dhe 20 mijë femra të dhunuara

Aktuale

Nesër proteste e madhe para OKB-së në New York. Do kërkohet nga OKB të ndëshkohet Serbia për gjenocid dhe 20 mijë femra të dhunuara

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 19:08
OKB

Komuniteti shqiptar ne Amerike është duke u mobilizuar të organizojë një protestë të madhe para OKB-së, kanë njoftuar përfaqësues të organizatave dhe shoqatave shqiptare që veprojnë në SHBA, njofton Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Siç mësohet, protesta do të zhvillohet para selisë së Kombeve të Bashkuar në New York mu në ditën kur KS i OKB me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë se do të debatojë rreth ushtrisë së Kosovës, tri ditë pas themelimit të saj. Në këtë protestë të madhe të komunitetit shqiptar në SHBA, ku pritet të marr pjesë edhe ambasadorja Vlora Çitaku do kërkohet nga OKB të ndëshkohen Serbia për gjenocid dhe 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ka sjellë reagimin e Serbisë dhe Rusisë në OKB. Moska dhe Beogradi këmbëngulin për ta mbajtur të hapur mbledhjen, ndërsa një grup vendesh perëndimore duan që ajo të mbahet me dyer të mbyllura. Kryesuesi i radhës, që është Bregu i Fildishtë, vijon të negociojë me palët.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës me 14 dhjetor ka “shqetësuar” Serbinë dhe jo vetëm atë por edhe aleaten e saj të ngushtë Rusinë.

Kjo e fundit ka dalë me një deklaratë zyrtare nga MPJ se “Plani i Prishtinës për formimin e ushtrisë paraqet shkelje të Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara dhe është një tjetër hap destabilizues dhe provokues pas vendimit për vendosjes së taksës ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat