Pacolli: Kush vërtetë gënjeu qytetarët për liberalizimin e vizave?

Aktuale

Pacolli: Kush vërtetë gënjeu qytetarët për liberalizimin e vizave?

Nga: N.A Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 19:52
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli përmes një postimi në facebook ka  rikujtuar premtiet që u patën thënë më parë nga qeveria për liberalizim të vizve.

Pacolli ka shkruar se kur 8 muaj më parë, Kryeministri e këshilltarë të tij, Ministrja e Integrimeve Evropiane e Ministri i Drejtësisë, deputetë të pozitës e disa të opozitës e sulmuan nga të gjitha anët vetëm se qytetarëve u thash të vërtetën.

Tujte, Pacolli ka shtuar se pavarësisht sulmeve e etiketimeve, do ju shërbej qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe do të them e mbrojë vetëm të drejtën e të vërtetën.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

KUSH VËRTETË GËNJEU QYTETARËT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE?

Më 15 dhjetor 2010, 8 vite më parë, qytetarët e Republikës së Shqipërisë fituan të drejtën për të lëvizur pa viza në Evropë. Ndërsa, 9 vite më parë për qytetarët e Republikës së Kosovës patën filluar premtimet e u pat hapur edhe shampanjë për liberalizimin e vizave që asnjëherë nuk u realizua.

8 muaj më parë, Kryeministri e këshilltarë të tij, Ministrja e Integrimeve Evropiane e Ministri i Drejtësisë, deputetë të pozitës e disa të opozitës më sulmuan nga të gjitha anët vetëm se qytetarëve u thash të vërtetën.

Këtij sulmi iu patën bashkëngjitur edhe portalet. Insajderi Gazeta ExpressIndeksOnline e disa portale tjera patën ngritur pyetjen “Kush gënjeu për liberalizimin e vizave?”

Përgjigja, atë kohë, ishte e pasaktë. Gazeta Express kishte shkuar edhe më tutje me titullin e saj “Fitore Pacolli e VV-së pasi gënjeu javën e kaluar për liberalizimin e vizave…”

Sot pyetja është edhe më legjitime sepse e kemi obligim që sot t’i japim përgjigje të saktë.

Pra, kush vërtetë gënjeu qytetarët për liberalizimin e vizave?

Kryeministri, Ministrat Dhurata Hoxha e Abelard Tahiri duhet të japin dorëheqje dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet t’u kërkojnë falje për mashtrimin që i bënë.

Ndërsa, @gazetaexpress, @indeksonline, @insajderi e kanë 
për detyrë të thonë dhe të mbrojnë të vërtetën. E sot këto medie duhet publikisht të më kërkojnë falje për etiketimet e padrejta dhe të pasakta që kanë bërë atë kohë ndaj meje.

Unë, pavarësisht sulmeve e etiketimeve, do ju shërbej qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe do të them e mbrojë vetëm të drejtën e të vërtetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat