Ramiz Lladrovci akuzohet se bleu produkte serbe për ngrohje në Drenas

Aktuale

Ramiz Lladrovci akuzohet se bleu produkte serbe për ngrohje në Drenas

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 19:56
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovc

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovc,i po akuzohet se po përdor produkte serbe për nevoja të Komunës.

Ish-asamblisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka akuzuar kreun e kësaj komune, Ramiz Lladrovcin se po përdor produkte të Serbisë për nevoja të komunës, shkruan lajmi.net.

Drenori përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka paralajmëruar debat për këtë çështje në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit nga asamblistët nga radhët e Vizionit për Drenasin.

Sipas Drenorit, Për ngrohje në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, Komuna e Drenasit ka blerë pelet nga Serbia.

Ndaj produkteve serbe dhe boshnjake muajin e kaluar Qeveria e Kosovës vendosi takë 100 për qind.

Shkrimi i plotë i Drenorit pa ndërhyrje:

Turp

Me ble produkte serbe me para të buxhetit komunal (para të mbledhura nga taksapagues të komunës sonë), ndërkohë që para disa jave kryetari Lladrovci krenohej se po i konfiskojnë mallrat/produktet serbe nga marketet në komunën e Drenasit, më të vërtetë kjo punë nuk don koment!

Për ngrohje në QKMF në Drenas, komuna jonë paska ble pelet nga Serbia.

Këtë n’a konfirmuan në kushte anonimiteti nga QKMF-ja.

Në mbledhjen e radhës së kuvendit komunal, asamblistët nga radhet e VIZIONIT PËR DRENASIN do të kërkojnë debat rreth kësaj çështje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat