Profesori i njohur: Thaçi është në gojën e Vuçiqit

Aktuale

Profesori i njohur: Thaçi është në gojën e Vuçiqit

Nga: N.H Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 20:02
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka kërkuar një takim me homologun Hashim Thaçi.

Takimi mes dy liderëve do të zhvillohet ditën e nesërme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas reagimeve të ashpra të Rusisë dhe Serbisë. Vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit ende nuk kanë vendosur nëse do të mbahet me dyer të hapura apo të mbyllura.

Lidhur me takimin, Profesor. Dr. Binak Maxharraj ka thënë se më mirë do ishte që ambasadorja Vlora Çitaku të ishte pjesë e këtij takim.

Sipas Maxharrajt, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është në gojën e homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në KS të OKB-së më mirë të ishte Vlora Çitaku se sa Hashim Thaçi. Asaj i pret goja më shumë, kurse Thaçi veç është në gojën e Vuçiqit”, ka shkruar Maxharraj në Facebook.

Kujtojmë se më 14 dhjetor, me votat e të gjithë deputetëve, përveç atyre të Listës Serbe, kuvendi i Kosovës miratoi tre projektligjet që i japin mandat ushtarak mbrojtës Forcës së Sigurisë të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat