Albin Kurti: Ata që braktisën VV-në më nuk do të mund të bëhen kryetar komune

Aktuale

Albin Kurti: Ata që braktisën VV-në më nuk do të mund të bëhen kryetar komune

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 23:02
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ata që kanë iniciuar Projekt-Rezolutën për dialog me Serbinë, janë në mandatin e tyre të fundit, të cilin e kanë të pamundur ta çojnë deri në fund.

Sipas tij, ata nuk do të mund të bëhen më president, kryeministër, ministër i jashtëm, kryetar komune dhe deputetë.

“Pjesëtarët e grupit negociator, deputetët që e iniciuan atë, sikurse edhe vetë presidenti e kryeministri, janë në mandatin e fundit të tyre, e të cilin e kanë të pamundur ta çojnë deri në fund”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Nuk do të mund të bëhen më president, kryeministër e ministër i jashtëm, dhe as kryetar komune e deputetë (këta që dolën nga VETËVENDOSJE!). Ky është mandati i fundit i tyre. Andaj po sillen ashtu siç janë, si një bandë kaskaderësh”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kurtit në Facebook.

Pjesëtarët e grupit negociator, deputetët që e inicuan atë, sikurse edhe vetë presidenti e kryeministri, janë në mandatin e fundit të tyre, e të cilin e kanë të pamundur ta çojnë deri në fund. Nuk do të mund të bëhen më president, kryeministër e ministër i jashtëm, dhe as kryetar komune e deputetë (këta që dolën nga VETËVENDOSJE!). Ky është mandati i fundit i tyre. Andaj po sillen ashtu siç janë, si një bandë kaskaderësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat