Thaçi: Transformimi i FSK’së nuk jep arsye për t’u frikësuar

Aktuale

Thaçi: Transformimi i FSK’së nuk jep arsye për t’u frikësuar

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 23:35
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për takimin urgjent për Kosovën që pritet të zhvillohet në Këshillin e Sigurisë të OKB.

Ai ka shtuar se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri nuk jep ndonjë arsye për t’u frikësuar, por për të festuar.

“Takimi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është urgjent për Kosovën”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij të Tëitter.

“E vërteta të thuhet, transformimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Ushtri, nuk jep arsye për t’u frikësuar, por për të festuar sepse ky veprim konfirmon përkushtimin e Kosovës për institucione multietnike. Tani fokusi është në dialog, për t’i siguruar Kosovës një ulëse në OKB”.

Tomorrow speaking at @UN SC in an emergency meeting called on #Kosovo. Truth be told, transformation of #KosovoSecurityForce is not a reason to fear but to celebrate as it confirms #Kosovo’s" class="redactor-linkify-object">https://twitter.com/hashtag/Ko... dedication to multiethnic institutions. Focus is now on dialogue - for #Kosovo’s" class="redactor-linkify-object">https://twitter.com/hashtag/Ko... UN seat.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) December" class="redactor-linkify-object">https://twitter.com/HashimThac... 16, 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat