Islami: Këto janë fytyrat e vërteta të PSD-së

Aktuale

Islami: Këto janë fytyrat e vërteta të PSD-së

Nga: N.H Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 23:41
PSD

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, duke aluduar tek deputetët e PSD-së ka thënë se, "asnjëherë atyre nuk i shihet ndonjë lëkundje në fytyrë, nën atë maskë prej balte të hirte, askush nuk zbulon dot shenjat e një emocioni të vërtetë, asnjëherë sytë e fshehur nga kapakët e rëndë e të skuqur dhe nuk tregojnë për qëllimet e tyre e as për ndonjë trazirë të mendimeve".

Sipas Islamit, që Kosova është Sui-generis, e dimë tash të gjithë, por gjërat që po ndodhin në këtë kohë e bëjnë të mendoj për mentalitetin që donë studim të mirëfilltë prej kohës së lashtë e deri në ditët tona.

Përmes një shkrimi të gjatë, ai ka thënë se deputetët e PSD-së janë të gërditshëm deri në palcë, dhe se populli i dënon ata që hanë djersën e dikujt tjetër.

Ja shkrimi i plotë:

Këto janë fytyrat e vërteta të PSD-së!

Asnjëherë atyre nuk i shihet ndonjë lëkundje në fytyrë, nën atë maskë prej balte të hirte, askush nuk zbulon dot shenjat e një emocioni të vërtetë, asnjëherë sytë e fshehur nga kapakët e rëndë e të skuqur, nuk tregojnë për qëllimet e tyre e as për ndonjë trazirë të mendimeve. Nervat nuk kanë pushtet mbi ta, ndjenjat nuk e tundojnë ngarkimet e shkarkimet e pasioneve te tyre. Këta janë 12 deputetët e PSD-së.

Që Kosova është Sui-generis, e dimë tash të gjithë, por gjërat që po ndodhin në këtë kohë më bëjnë të mendoj për mentalitetin tonë që donë studim të mirëfilltë prej kohës së lashtë e deri në ditët tona.

Pa dashur që të hymë në detaje veç e veç dua të merrem me fenomenin e ditëve të fundit që ka filluar në Kosovë. Lëvizjet politike që po bëhen në Kosovë, nuk janë gjë tjetër vetëm dashuri për pushtetin e jo për shtetin, dashuri për veten e jo për shoqërinë, dashuri jo për programin politik të partisë, po dashuri për programin e vet jetësor. Këtu mungon sinqeriteti, mungon transparenca mungon edhe morali. Kalimi i deputetëve nga një parti në tjetrën është një modë e vjetër, është një traditë neveritëse…

Kodi moral për PSD-në.

1.Nuk ka bisedime me Serbinë, përderisa aty nuk janë shumica absolute e partive opozitare që fituan shumicën në parlamentin e Kosovës. Është jo njerëzore, e turpshme dhe e gërditshme që Kryetari i Prishtinës, që votat i morri nga votuesit e LVV dhe tash në vend që të merret me punët e kryeqytetit, e merr të drejtën të futet në negociata më Serbinë nën sqetullën e Thaçit.
2.Visar Ymeri a je ti?, apo je bërë armiku i vijës së atyre që duan flamurin Kuq e zi!
3.Dardan Molliqaj gjithmonë ishte një sharlatan dhe njeri i pa vlerë që nuk ka dinjitet!!!
4.Fisnik Ismajli gjithmonë pjesë e strukturave të pushtetit, milionerë duke qenë i përgdheluri i PDK-së!
5.Shpend Ahmeti një reformator i atyre që tredhen kur kanë nevojë për t'u kapur nga pushteti për përfitime!!

Të gërditshëm deri në palcë, të gjitha kalkulimet për të hyrë në koalicion për zgjedhjet e ardhme në kombinime me AAK-NISMA do të dal i gabuar, populli i dënon ata që hanë djersën e dikujt tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat