Të mjerët ata që nga Ushtria e Kosovës duan të marrin merita

Aktuale

Të mjerët ata që nga Ushtria e Kosovës duan të marrin merita

Nga: N.Sh Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:27
Ilustirm/ Tanke dhe helikopterë

Njohësi i proceseve politike në Kosovë, Ismet Haziri, thotë se, pas votimit të projektligjeve për mandatimin e FSK-në në Ushtri të Kosovës, po zhvillohen disa tendenca të militantëve që këtë atribut të ia adresojnë individëve apo partive politike.

E këtë, Haziri e quan mjerim dhe të ulët që një Ushtri të varet nga të djathtit apo të majtit.

Image
Ismet Haziri

“Duke qenë të gjithë të ngazëllyer me rastin e kalimit apo votimit të projekt ligjeve për mandatimin e FSK në Forca te Armatosur, kam hetuar apo hetohen tendenca militante dhe primitive qe ketë atribut të ia adresojnë individëve, rrymave e partive politike. Sa mjerim dhe e ulët është që një ushtri te varet nga te djathtit apo te majtit, nga urbanet e ruralet, nga ajo apo kjo krahinë”, thotë Haziri.

Ai thotë se, nuk duhet përjashtuar asnjë vlerë, asnjë brez, apo asnjë person dhe duke falënderuar SHBA-në që pa ta ne nuk do të ishim në Kosovë.

“Mendojë se duhet shkelur me këmbë ne tokë e mendje ne kokë, duke mos përjashtuar asnjë vlerë, asnjë  brez, asnjë person të vetëm dhe duke qenë falënderues  për jetë e mot ndaj SHBA pa të cilët nuk e besojë se ne do të ishim ne Kosovë, prandaj është mirë që këto forca të punojnë e zhvillohen në qetësi pa ndërhyrje te matrapazëve politikë, të i arrin objektivat operacionale dhe të jetë një model i forcës mbrojtëse kohezive”, shprehet ai.

“Mendojë që është e mjaftueshme, ne që nuk jemi të involvuar në këtë forcë, kontributin tonë te e japim duke paguar tatimet dhe duke kontribuar së pari ne familjet tona për mirëqenie, shëndet, arsim e edukim te fëmijëve, duke qenë sy kritikë i  dukurive negative ne lagjet e komunat tona, me kaq mendojë se i përfundojmë detyrat qytetare dhe që janë edhe akte patriotike në kohë paqe e lirie”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat