Rikonfirmohet: Haradinaj JO ofertës së Mogherinit

Aktuale

Rikonfirmohet: Haradinaj JO ofertës së Mogherinit

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:19
Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini

Ftesës së përfaqësuesve të BE-së, të udhëhequr nga shefja e diplomacisë evropian Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, i është përgjigjur me pozitvitet delegacioni nga Prishtina, i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Qëllimi i këtij takimi është vlerësimi i gjendjes aktuale të marrëdhënieve midis BE-së dhe Kosovës, në kuadrin e Procesit të Stabilizim-Asociimit, si dhe pritet të diskutohet  taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, taksë kjo e vendosur nga qeveria e Kosovës.

Por për Syrin, zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi, ka rikonfirumuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se masa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm atëherë kur Serbia të marrë vendimin për njohjen e shtetit tone.

Gashi, ka ven theksin se qeveria vazhdon të këmbëngul në të drejtën e saj edhe pak minuta para nisjes së takimit në Bruksel. Pas takimit shefi i qeverisë pritet të bëj të ditur qëndrimin e tij zyrtar.

 Në përbërjen e delegacionit kosovar janë të përfshirë ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli dhe zv.kryemnistri Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat