Haradinaj i përgjigjet BE-së për taksën

Aktuale

Haradinaj i përgjigjet BE-së për taksën

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 14:20
Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini

Pas letrës që ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për Tregti Cecilia Malmstrom dhe Komisioneri Johannes Hahn, lidhur me taksën e vënë ndaj Serbisë, edhe kryeministri i ka dërguar një letër.

Haradinaj, përmend se qëndrimi i Kosovës ndaj vendimit për taksën është i pandryshueshëm.

“Të falënderoj përzemërsisht për letrën tuaj më datë 12 dhjetor, në lidhje me çështjen e tarifës. E vlerësoj seriozitetin e qasjes suaj dhe njohurinë tënde për arsyet tona që kemi marrë në këtë vendim”, thuhet aty.

Haradinaj thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk normalizuar fare qysh nga 20 vjet më parë.

"Nuk ka kuptim që të hidhet faji për situatën në të cilën jemi. Ju jeni shumë mirë të vetëdijshëm për realitetin. Ajo për të cilën kemi nevojë tash është një nismë e re për ta ngritur dialogun në atë nivel ku çështjet si kjo e taksës janë të përfshira në një marrëveshje më të gjerë. Duke e pasur parasysh këtë, ne e kemi publikuar Draftin Gjithëpërfshirës për Marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i cili i është prezantuar edhe Përfaqësueses Speciale të BE-së, Nataliya Apostolova, të enjten. Qëllimi ynë është që t’i kombinojmë të gjitha gjërat për të cilat është arritur marrëveshje apo që janë shtruar mbi tavolinë në një instrument të vetëm, i cili mund ta ndërtojë bazën për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes dy shteteve", thuhet aty.

BE-ja, përfshirë Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për tregti Cecilia Malmstrom dhe Komisioneri Johannes Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ofruan opsionin për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë.

Emërtimi “UNMIK” në CEFTA, thanë se do të zëvendësohet me “Kosova*”.

Por një gjë të tillë, nuk e pranuan nga Kosova. Qeveria Haradinaj, tha se taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njeh shtetësinë e Kosovës.

"Besoj fuqishëm se është në interesin e Kosovës, Serbisë, Bashkimit Evropian dhe komunitetit të gjerë ndërkombëtar që ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara me një aspekt të rishikuar të ambicieve. Nuk do të fitojmë asgjë nga vonesat tjera", thuhet ndër të tjera.

“Vendosja e tarifave të reja në një afat të mesëm do të dëmtojnë interesat ekonomike të Kosovës dhe njerëzve të saj, duke zvogëluar shkëmbimin tregtar dhe dëmtuar atraktivitetin e Kosovës si vend për investime dhe biznes. Në dritë të kësaj ne duam të ritheksojmë se qëndrimi unik i BE-së është se ky vendim duhet të tërhiqet në rastin më të hershëm të mundshëm”, thuhet në letrën që iu drejtuar Haradinajt".

Ashtu siç përmendet edhe në letër, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot do të takohet në Bruksel me shefen e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Rezoluta për dialogun, krijimi i ushtrisë dhe taksa 100 % ndaj Serbisë gjithashtu pritet të jenë tema të diskutimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat