LDK takon RrGK-në, i premton se kërkesa e tyre do të mbështet nga deputetët e Kuvendit

Aktuale

LDK takon RrGK-në, i premton se kërkesa e tyre do të mbështet nga deputetët e Kuvendit

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 15:25
LDK

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, së bashku me deputeten Vjosa Osmani dhe deputetin Armend Zemaj, kanë pritur sot në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës.

“Në këtë takim, përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës paraqitën kërkesat e tyre buxhetore për shpenzimet e strehimoreve për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së grave si dhe të fëmijëve që kanë përjetuar dhunë në familje”, njofton kumtesa.

Siç thuhet në njoftim, Hoti u premtoi se kërkesa e tyre do të mbështetet në përputhje me ligjet në fuqi.

Grupi Parlamentar i LDK-së do të paraqesë amendament në buxhetin e vitit 2019 për këtë kërkesë të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe pret që kjo të mbështetet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat