Konfirmon Avni Arifi, Haradinaj nuk lëshoi pe për taksën - Bota Sot
Konfirmon Avni Arifi, Haradinaj nuk lëshoi pe për taksën

Aktuale

Konfirmon Avni Arifi, Haradinaj nuk lëshoi pe për taksën

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:07
Delegacioni i Kosovës dhe i BE-së gjatë takimit në Bruksel

Në takimin, në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka pasur përpalsje të ashpër.

Kjo ishte edhe arsyeja e anulimit të konferencës për media të kryeministrit Ramush Haradinaj me zyrtarët e lartë të BE-së, shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i Ramush Haradinajt, Avni Arifi, i cili po qëndron në Bruksel bashkë me delegacionin nga Kosova.

Ai ka shtuar se kryeministri Haradinaj nuk ka lëshuar pe për heqjen e taksës 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sipas tij, Haradinaj ka shfaqur edhe pakënaqësitë për mosliberalizimin e vizave për kosovarët dhe moszbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, nga ana e Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...