Pacolli zbulon prapaskenat e takimit në Bruksel

Aktuale

Pacolli zbulon prapaskenat e takimit në Bruksel

Nga: D.RR Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:15
Pacolli zbulon prapaskenat e takimit në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar se çfarë ka diskutuar në Bruksel, përcjellë "Bota sot".

 Pacolli, i cili ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Këshillin e MSA-së, pas këtij takimi ka thënë se ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës.

Përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka treguar se çfarë iu ka thënë përfaqësuesve të BE-së në këtë takim.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

Në fjalimin tim në takimin e MSA në Bruksel, sikurse në shumë sqarime që i kam bërë BE-së në të kaluarën, theksova se askush nuk reagonte kur Serbia e BeH shkelnin CEFTA-n, se Serbia duhet të ndalohet nga BE në keqpërdorimin e dialogut, dhe obstruksionet e saj kundër Republikës së Kosovës.

Ka mbaruar koha për qasje asimetrike dhe standarde të dyfishta ndaj Republikës së Kosovës. Është koha për korrektësi dhe penalizim të Serbisë nga ana e BE, këtë e kërkova me ngulm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat