Pamjet kur Mogherini del e tensionuar pas takimit me Ramush Haradinaj

Aktuale

Pamjet kur Mogherini del e tensionuar pas takimit me Ramush Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:21
Mogherini

Takim i tensionuar është zhvilluar sot në Bruksel, në mes të delegacionit të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini është shfaqur me shumë nervozizëm në takimin me palën e Kosovës në kuadër të mbledhjes së Këshillit të MSA-së.

Siç shihet nga pamjet, ajo kishte shfaqur ‘arrogancë’ dhe shpërfillje ndaj delegacionit të Kosovës.

Madje, përfaqësuesja e lartë e BE-së është parë duke vazhduar në vendin e saj pa u përshëndetur me askënd në sallë.

Image

 

Sidoqoftë, se takimi ishte i tensionuar e tregoi edhe anulimi i konferencës së përbashkët për media, që veçse ishte futur në agjendë.

Siç raportojnë gazetarët në Bruksel, kjo ka ardhur për shkak të tendosjes së atmosferës në takimin e MSA’së, e ku temë ishte edhe taksa ndaj Serbisë.

Image

Deri tani nuk ka asnjë sqarim lidhur me anulimin e konferencës, mirëpo po raportohet në vazhdimësi për një takim të tensionuar në BE.

E kjo gjë ka ndodhur edhe herë të tjera. Ndaj Kosovës BE-ja kishte vepruar njëjtë  edhe para një viti.

Ishte takimi i Këshillit të MSA-së në vitin 2017, kur u anulua konferenca nga BE-ja, për shkak se kishte tension mes BE-së dhe Kosovës lidhur me Demarkacionin.

Kurse komisioneri europian, Johannes Hahn, pas anulimit të konferencës nga takimi me delegacionin e Kosovës ka udhëtuar për në Vjenë.

Hahn ka thënë se pas një dite të ngarkuar me konferenca për shtyp pas takimeve që pati me përfaqësues të Zvicrës, Ukrainës, Serbisë dhe Kosovës do të merr pjesë në një forum mes BE-së dhe Afrikës.

Mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka pasur përpalsje të ashpër, prandaj konferenca e paraparë për media është anuluar.

Ndryshe, Haradinaj udhëtoi sot për në Bruksel me informacionin që në agjendë është edhe diskutimi i taksës, për të cilën BE’ja dha dje një kompromis, por që nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me Qeverinë e cila po kërkon vetëm njohjen e shtetit si kusht për largim të taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat