Reagon ashpër profesori i Parisit: Le t’i themi jo BE-së që e shantazhon dhe e izolon Kosovën

Aktuale

Reagon ashpër profesori i Parisit: Le t’i themi jo BE-së që e shantazhon dhe e izolon Kosovën

Nga: N.H Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 17:06
Pamje nga takimi

Nezir Kraki, profesor dhe ligjërues në Universitetin e Parisit, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar takimin i Kosovës me BE-në në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit(MSA).

Ai thotë se ka ardhë koha të refuzohen pa asnjë hezitim kërkesat ‘stabilizuese’ dhe ‘pajtuese’ të Evropës në disfavor të Shqiptarëve.

Ndër tjerash, ai edhe e ka përshëndetur dhe ka thënë se edhe e përkrah publikisht qasjen e kryeministrit Haradinaj në raport me BE-ne dhe me taksen 100%. 

Image
Nezir Kraki

"Kur ne flasim për ushtri alarmohet Evropa sepse në sytë dhe në imagjinatën e tyre të deformuar arma është e rrezikshme vetëm kur gjendet në dorën e shqiptarit. Kur Serbia porosit sisteme antiraketore ruse dhe armatoset 3 herë më shumë se nevojat e saj reale, Evropa nuk ka fjalë për të thënë. Si dënim ndaj saj Brukseli ia hap 5 kapituj shtesë për bisedime", ka shkruar ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Duam Bashkim evropian jo Bllokim evropian

Ka ardhë koha të refuzohen pa asnjë hezitim kërkesat ‘stabilizuese’ dhe ‘pajtuese’ të Evropës në disfavor të Shqiptarëve.

Prej vitit 2008 vetëm neve na janë kerku favore dhe lëshime. Vetëm ne kemi marrë vërejtje për veprime « të ngutshme » derisa Serbia, sabotuese e çdo hapi pozitiv n’Ballkan, është përkëdhelur si partnere shembullore e Brukselit.

Kosovës dhe Shqipërisë u kërkohet edhe sot të presin pa kalendar dhe pa orë, derisa Serbia është në gjysmën e rrugës negociuese drejt BE-së.

Dhe absurditeti i funksionarëve të Brukselit nuk ka kufij: Neve na kërkohet që nga kafazi ynë izolues ta ndihmojmë Vuçicin në rrugën e tij evropiane. Ta bëjnë atë të duket tolerant dhe konstruntuv kur në realitet është veç një fashist pa guxim publik.

Kur ne flasim për ushtri alarmohet Evropa sepse në sytë dhe në imagjinatën e tyre të deformuar arma është e rrezikshme vetëm kur gjendet në dorën e shqiptarit. Kur Serbia porosit sisteme antiraketore ruse dhe armatoset 3 herë më shumë se nevojat e saj reale, Evropa nuk ka fjalë për të thënë. Si dënim ndaj saj Brukseli ia hap 5 kapituj shtesë për bisedime.

Për këto dhe shumë arsye tjera...

Boll mo! STOP!

E përshëndes dhe e përkrah publikisht qasjen e kryeministrit Haradinaj në raport me BE-ne dhe me taksen 100%. 

Nuk e përkrah aspak qasjen e tij ndaj dialogut apo thënë më thjesht, ikjen e tij nga përgjegjësia.

Kosova (kam vite që e them) e ka luksin t’ia mbyll telefonin Mogherinit. Fatkeqesisht po! Dhe vet Mogherini është fajtore për këtë.

Atëherë, le t’i themi jo BE-së që nuk na njeh, që na bllokon, që na shantazhon dhe që na izolon.

Duam BE por jo këtë të Ashtonit dhe Mogherinit sikurse nuk duam Kosovë të shpërfytyruar të Edita Tahirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat