Skandaloze: Policia e lë vendin e krimit, digjet pushimorja bashkë me trupin e pajetë

Aktuale

Skandaloze: Policia e lë vendin e krimit, digjet pushimorja bashkë me trupin e pajetë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 17:23
Foto ilustrim

Policia e Kosovës mbrëmë ka pranuar një informacion se nuk dihet asgjë për fatin e një qytetari, Hazir Qorraj (1952) nga Peja. 

Policia menjëherë kishte nisur hetimet për të dhe të njëjtin e kishte gjetur pa shenja jete në pushimoren e tij në fshatin Drelaj në Rugovë. 

Vdekja e Qorrajt është e dyshimtë. Menjëherë ishte ftuar që vendit të ngjarjes t’iu përgjigjen edhe njësitet tjera përkatëse të policisë, përfshirë edhe komandantin e stacionit policor, shefin e hetimeve dhe krim-tekniken.

Dy policë: B.Ademi dhe F.Bajraktaraj, ishin caktuar që ta ruajnë më pas vendin e ngjarjes derisa aty të dilte forenzika dhe mjekësia ligjore. 

Por diçka e pazakontë ndodhi pas pak kohe. Dy policët e kishin lënë vendin e ngjarjes. Ata i ftoi dikush për të pirë kafe në një pushimore tjetër afër dhe vetëm pas pak kohe pushimorja e Hazir Qorraj ishte përfshirë nga flaka bashkë me trupin e pajetë të tij.

E terë kjo dyshohet të jetë e organizuar, por hetuesit po punojnë që të zbardhet sa më parë ky rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat