Haradinaj flet nga Brukseli: Taksën e heqim kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Haradinaj flet nga Brukseli: Taksën e heqim kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 17:48
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është paraqitur para gazetarëve nga Brukseli, duke deklaruar për takimin tensionuar të mbajtur sot ku e pranishme ishte edhe shefja e BE’së, Frederica Mogherini.

Haradinaj ka thënë se takimi për bazë kishte agjendën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet bilaterale me BE’në, po ashtu në takimin është folur edhe për liberalizimin e vizave.

Kryeministri ka kërkuar nga BE’ja që të liberalizohen vizat për kosovarët pasi është e padrejtë që kosovarët të jetojnë në ‘ghetto’ pasi i kanë përmbushur të gjitha kushtet për vizat.

Temë e diskutimi që ishte edhe kryesorja në takim ishte vendosja e taksës 100 për qind nga Kosova, ku Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është interesuar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse në lidhje me këtë.

Haradinaj i ka rikujtuar BE’së dhe Mogherinit se taksa ndaj Serbisë mund të hiqet vetëm nëse bëhet marrëveshje që nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ulëse në OKB dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtar.

“Çështjen e tarifës nuk mund ta zgjedhim më pjesshëm, duhet ta zgjedhim në një marrëveshje që nënkupton njohje, ulëse në OKB dhe mekanizma ndërkombëtar për Kosovën”, tha Haradinaj.

Më poshtë keni videon e plotë të paraqitjes së Haradinajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat