Daçiq zbulon ‘se çfarë do të kërkojë Serbia në OKB’, por thotë se Ushtria e Kosovës zor që shuhet

Aktuale

Daçiq zbulon ‘se çfarë do të kërkojë Serbia në OKB’, por thotë se Ushtria e Kosovës zor që shuhet

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:15
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të kërkojë respektimin e Rezolutës 1244.

Ai ka theksuar se rezoluta parasheh demilitarizimin e të gjitha formcioneve ushtarake të shqiptarëve të Kosovës, si dhe pret që në Nju Jork të dëgjohen të gjitha argumentet të Serbisë të cilat do t’i paraqes Aleksandar Vuçiq.

Daçiq ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të shihet qëndrimi i vendeve anëtare të Këshillit pas hapit të Prishtinës për të formuar Ushtrinë e Kosovës.

“Mendoj se kjo edhe do të ndodh sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, por duke pasur parasysh qëndrimet politike të disa vendeve anëtare të Këshillit, është vështirë të pritet që do të merret vendimi për shuarjen e Ushtrisë së Kosovës”, u ka thënë Daçiq gazetarëve në Beograd.

I pyetur se a do të kërkojë Serbia zyrtarisht nga OKB-ja që të urdhëroi shuarjen e Ushtrisë së Kosovës, Daçiq ka thënë se Serbia kërkon respektimin e Rezolutës 1244, në të cilin, thotë ai, shkraun se UÇK-ja demilitarizohet dhe se KFOR-i është forca e vetme e armatosur në Kosovës.

“A mos është miratuar ndonjë Rezolutë e re? Jo. A mund të miratohet? – Jo. A mundet Rezoluta 1244 të hiqet? – Jo, s’mundet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat