Thaçi turpëron Vuçiqin në OKB: Keni vrarë 13 mijë e 500 shqiptarë, gra, fëmijë, pleq. Dhunuat 20 mijë femra!

Aktuale

Thaçi turpëron Vuçiqin në OKB: Keni vrarë 13 mijë e 500 shqiptarë, gra, fëmijë, pleq. Dhunuat 20 mijë femra!

Nga: Bota sot Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 21:34
Foto nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë me dije Serbisë se nuk do të ketë rishkrim të historisë dhe se Beogradi zyrtar duhet të pranojë realitetin.

Ai gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka dalë me shifra të masakrave serbe gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se asnjë nga kryesit e këtyre vrasjeve, serb, nuk janë dënuar dhe akuzuar.

“I pëlqen dikujt apo jo, shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka vrarë 13.500 civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare. Për 13.500 civilë shqiptarë të vrarë asnjë i akuzuar dhe as i dënuar. Një milion shqiptarë të dëbuar me dhunë nga shteti i Serbisë. 40 për qind e infrastrukturës në Kosovë u dëmtua. 400 maskara kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar apo i dënuar. Vetëm në Izbicë 160 të vrarë, pleq, gra, fëmijë. Në Krushë 250 civilë të vrarë. Askush i akuzuar dhe i dënuar. Në Mejë 860 njerëz të vrarë, asnjë i akuzuar dhe i akuzuar. Në Studime 116 të vrarë. Vazhdojmë me Reçak, Rezallë e Obri e masakra të tjera. Në Serbi asnjë serb nuk është dënuar për masakrat në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.  

“Edhe pse ishim viktimë, e theksoj se disa prej luftëtarëve të Kosovës, kanë kaluar nëpër procedurat e drejtësisë, të NUMK-ut, Hagës, EULEX-it. Kosova duke dashur të besoj në drejtësi dhe në të vërtetën, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, e ka themeluar vet Dhomat e Specializuara”, tha Thaçi.

“Sot në Kosovë më shumë shqiptarë ka të dënuar për krime lufte se sa serb, ndërsa në Serbi asnjë nuk është dënuar për spastrimin etnik dhe masakrat e kryera në Kosovë”, tha presidenti Thaçi në fjalën përmbyllëse në Këshillin e Sigurisë.

***

Presidenti Thaçi para liderëve botëror ia ka numëruar Serbisë disa krimet e luftës.

“Meqë u përmendën gjërat jo të qendrueshe, atëherë dua t`I numëroj disa fakte. I pëlqen dikuj apo jo shteti i Serbisë në konflikitn e Kosovës ka vrarë 13 mijë e 500 civil shqiptarë të vrarë. Për 20 mijë femra shqiptare të dhunuara asnjë i akuzuar dhe asnjë i dënuar. 400 masakara kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. Vetëm në fshatin Izbicë 160 të vrarë. Në Krushë 150 civilë të vrarë gra pleq fëmijë, 60 të pagjetur asnjë i dënuar as i hetuar dhe askush i dënuar. Vazhdojmë në Reqak, Rezall, Obri e fshatra tjera“, ka thënë Thaçi, transmeton “Bota sot“.

Image

 

***

Shtete e Shkuara të Amerikës i kanë dhënë përkrahje të plotë formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, gjatë seancës urgjente që është duke u mbajtur në Këshillin e Siguresë të thirru nga Serbia, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Sipas SHBA-së, Kosova nuk ka shkel asnjë dokument me rastin e formimit të Ushtrisë dhe po ashtu theksoi se kjo nuk bie ndesh as me Rezolutën 1244.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të mos marrin veprime provokative dhe ka inkurajuar Kosovën dhe Serina që të vazhdojnë dialogun, për të arritur të njohja e reciproke.

Polonia dhe Kuvajti mbështetin Ushtrinë e Kosovës

Përfaqësuesja e Polonisë në Këshillin e Sigurimit, ka theksuar se tranzicioni i FSK-së, është çështje që Kosova vendos për të.

“Ne kërkojmë shfrytëzim të plotë të normave kushtetues, dhe ne vlerësojmë se kjo nuk përbenë kërcenim për të ardhmen e rajonit”, tha ajo. 

“Stabiliteti afatgjatë në rajon, mund të arithet përmes dialogut të organizuar nën patronatin e BE-së dhe kjo mund të qojë në një marrëveshje të plotë”, tha përfaqësuesja e Polonisë.

Mbështetje Ushtrisë së Kosovës i ka dhënë edhe Kuvajti, duke pohuar se këto janë vendime sovrane të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës dhe kjo nuk shkon në kundërshtim me rezolutën 1244.

Ai po ashtu ka falënderuar presidentin Thaçi për sigurinë që u ka dhënë në mbrojtje të pakicave.

Suedia: Çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës, është çështje e Kosovës

Përfaqësuesi i Suedisë ka thënë se çështja e formimit të Ushtrisë së Kosovës është çështje e shtetit të Kosovës, ndërsa ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vazhdojnë dialogun, pasi kjo është me rëndësi edhe për sigurinë e rajonit.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, diplomati suedez bëri thirrje që formimi i ushtrisë së Kosovës në pesë vjetët e ardhshme të jetë transparent, ndërsa shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të fokusohet në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse në këtë proces.

Ai tha se veprimet e fundit të Kosovës dhe Serbisë nuk ishin të duhura, dhe bëri thirrje që dialogu të vazhdojë pasi është me rëndësi për sigurinë e rajonit.

“E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në BE dhe mesazhi ynë është që Prishtina dhe Beogradi të tregohen konstruktive në dialog”, pohoi ai.

Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda i japin mbështetje të plotë Ushtrisë së Kosovës

Holanda godet Serbinë, Kosova ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj.

Mbretëria e Holandës rekomandon që transformimi i FSK më tej të bëhet në konsultim me NATO-n, ka thënë ambasadori i Holandës në KS të OKB. Ne ftojmë të dyja vendet të ulin tensionet dhe të vazhdojnë dialogun dhe të respektojnë marrëveshjet e arritura.

***

Ambasadori i Rusisë në OKB: Ushtria e Kosovës kërcënim për paqen në Ballkan

Ambasadori i Federatës ruse në OKB, Vasily Nebenzya është shprehur kundër Ushtrisë së Kosovës.

Nebenzya ka thënë se vendimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është kërcënim për sigurinë dhe paqen në Ballkan.

“Ne e mirëpresim praninë e shkëlqesisë së tij Aleksandar Vuçiq dhe ndajmë shqetësime serioze për gjendjen në Kosovë. Lidhur me situatën dhe paligjshmërinë e vendimit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Nebenzya.

Sipas tij, shkelja e rezolutës 1244 ka ndodhur me përkrahjen e disa vendeve të mëdha.

Tutje Nebenzya ka folur edhe për Gjykatën Speciale duke thënë se ka shpresë për dënimin e atyre që kanë kryer krime në Kosovë.

Thaçi ka thënë se problemi i Serbisë është ekzistenca e shtetit tonë, e jo ushtria. Ai e ka quajtur të ndyrë fushatën e Serbisë.

“Unë jam krenar qe jam president i vendit më pro NATO dhe më pro amerikan në botë. Nuk kemi alternativë tjetër. E ardhmja jonë është në strukturat euroatlantike.

Problemi që ka fqinji jonë nuk është ushtria por ekzistenca e shtetit tonë.

Ju lutem hidhni një sy fushatës së ndyrë që bëri serbia per anëtarësim e Kosovës në Interpol“ , ka thënë Thaçi, përcjellë  “Bota sot“.

***

"Kosova është vendi me kthimin më të lartë të të zhvendosurve, mbi 1 milion qytetar të Kosovës jane kthyer në vitin 1999.

Kërcënimi i vetëm që vjen në rajonin tonë, është nga fqinji verior", ka thënë Thaçi në KS.

***

Thaçi ka folur për ushtrinë e Kosovës, të cilën e ka quajtur forcë të paqes.

"Pakoja e Ahtisarit nënvizon të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri.

Themelimi i ushtrisë është vullnet i qytetarëve të saj. Ushtria ka zemëruar Serbinë, por jo edhe qytetarët e saj. Ne ushtrinë nuk e kemi formuar për tiu hakmarrur askujt, ushtria është e të gjitha komuniteteve. Ajo është forcë e paqes

Populli im për shkak të së kaluarës së hidhur, gjithmonë ka pasur frikë nga uniforma ushtarake", është shprehur Thaçi, përcjellë "Bota sot".

***

Thaçi ne OKB ka falenderuar per vëmendjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës. Ai ka thënë se SHBA ka përkrahur Kosovën në momentet më te vështira.

Ai ka thënë se SHBA ishtë zëri i Kosovës, kur kësaj i mungonte zëri i saj. Thaçi ia ka rikujtuar Serbisë gjenocidin dje luftën e përgjakshme në Kosovë. Asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar.

Nëse Kosova ka bërë gabim, është sepse ka pritur pesë vite për formimin e ushtriselë. Gabuam se kemi pritur vullne te mirë nga ata qe kurrë se shpreshën.

Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, asgjë fare, që është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe Kushtetutën e Kosovës,transmeton "Bota sot".

"Pakoja e Ahtisarit nënvizon të drejtën e Kosovës për të pasur ushtri.

Themelimi i ushtrisë është vullnet i qytetarëve të saj. Ushtria ka zemëruar Serbinë, por jo edhe qytetarët e saj. Ne ushtrinë nuk e kemi formuar për tiu hakmarrur askujt, ushtria është e të gjitha komuniteteve. Ajo është forcë e paqes

Populli im për shkak të së kaluarës së hidhur, gjithmonë ka pasur frikë nga uniforma ushtarake", është shprehur Thaçi, përcjellë "Bota sot".

***

 Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shpërthyer në akuza të ashpra kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën dhe Ushtrinë.

“Kujt i plasi”, ishte njëra nga frazat e ashpra të presidentit serb në Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Vuçiq “shpërtheu” në akuza sidomos kur foli për Ushtrinë e Kosovës. Tha se edhe vetë Kushtetuta e Kosovës e ndalon këtë vendim.

“Nuk ka qenë vendim i NATO-s rezoluta 1244 por vendim i Këshillit të Sigurimit që ti jap kompetenca KFOR-it. Çfarë ndodhë, pastaj ata kanë shprehur dëshirën që ta formojnë Ushtrinë e vetë. Nga cili dokument mund të nxirret e drejta sovrane për të formuar Ushtrinë e vetë. Ku është e shkruar kjo? Nuk është as e shkruar në Kushtetutën e tyre, sepse aty thuhet që kërkohet 2/3 e deputetëve. Kujt i plasi për ligjin, faktet, kanë marrë vendim për formimin e Ushtrisë. Dhe papritmas marrin mbështetje të madhe nga vende të ndryshme perëndimore”, deklaroi Vuçiq.

I ashpër presidenti serb u pa edhe kur foli për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Tha se rritja e taksës ka qenë vendim politik, që sipas tij e ka mbytur tregtinë e lirë ndërmjet dy shteteve.

“Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është provokim, dhe ju jemi lutur që të mos shkojnë për votim në INTERPOL, UNESCO, e organe të tjera. Tarifa fillimisht ishte 10% por kur e panë që audienca reagoi për dështimin në INTERPOL, e rritën atë tarifë në 100%. Ata kanë mbytur çdo lloj tregtie mes Serbisë qendrore dhe Kosovës, dhe gjithashtu kanë vënë në rrezik një komunitet të tërë në Kosovë. A mund të imagjinoni dikë në shekullin 21 që ndalon dhe pengon rrjedhën e mallrave, që nuk iu ka pëlqyer vendimi politik nga ana e tjetër”, tha Vuçiq.

Ndryshe ai gjithashtu e akuzoi Kosovën edhe për mos-zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.

Drejtpërdrejt nga Këshilli i Sigurimit ku po përballen Thaçi dhe Vuçiq

Është duke u mbajtur mbledhja e KS të OKB-së, e cila temë kryesore ka ushtrinë e Kosovës.

Në këtë mbledhje Kosovën po e përfaqëson presidenti Thaçi, ndërsa Serbinë presidenti Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat