Molliqaj: VV'ja po keqpërdor aktivistët që s’janë më, si PDK'ja dëshmorët

Aktuale

Molliqaj: VV'ja po keqpërdor aktivistët që s’janë më, si PDK'ja dëshmorët

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 21:25
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD’së Dardan Molliqaj thotë se ish-partia e tij Vetëvendosje po ndjek rrugën e Partisë Demokratike të Kosovës. Njëjtë si veproi me dëshmorët partia e Kadri Veselit, sipas Molliqajt, partia e Kurtit, po keqpërdorë aktivistët që kontribuuan dhe nuk janë më.

Ky i fundit përmendi vdekjen e Astrit Deharit duke folur për ndryshim qëndrimi të PSD’së.

“Në momentin kur ti ndryshon qëndrim dhe e kaluara jote ka pasur pasoja, madje edhe me humbjen e jetës së Astrit Deharit, nuk është shumë e thjeshtë të thuash po mendoj ndryshe”, tha Aliu.

Sipas Molliqajt një praktikë e tillë e keqpërdorimit të njerëzve që kanë kontribuan dhe nuk janë më nuk duhet të vazhdojë.

“Vetëvendosje është duke u bërë PDK e radhës, tu i përdor njerëzit që kanë kontribuar”, tha Molliqaj. “Njësoj janë përmendur dëshmorët dhe aktivistët”, shtoi ai.

Molliqaj shkon më tutje duke treguar se Aliu nuk ka pranuar të dalë në protestë dhe të kryejë aksione që janë bërë nga Astrit Dehari.

“Këta që kanë fol sot nuk kanë dalë as në protestë më të. Liburni nuk ka pranuar detyra të veçanta që i janë caktuar”, shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat