Pacolli: Çështja e taksës ndaj mallrave serbe tashmë ka marrë fund

Aktuale

Pacolli: Çështja e taksës ndaj mallrave serbe tashmë ka marrë fund

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 21:29
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka thënë sot zyrtarëve të Bashkimit Evropian se çështja e taksës prej 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës tashmë “ka marrë fund”.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i kryediplomatit të Kosovës, ka zbuluar pjesë nga diskutimi që Pacolli ka pasur me përfaqësuesit e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin dhe Johannes Hahn, në takimin që u mbajt sot në Bruksel.

Shkrimi i plotë i këshilltarit të Pacollit në Facebook:

Pjesë nga diskutimi i zvkm Behgjet Pacolli në takimin e tretë të MSA-së ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Reciprociteti ndaj Serbisë duhet të zhvillohet në të gjitha drejtimet.

BE për vite me radhë qëndronte symbyllur ndaj barrierave, pengesave, e obstruksioneve, që në kuadër të CEFTA-së, e bënin Republikën e Kosovës një ekonomi konsumi dhe treg eksploatimi.

Serbet dhe qytetarët e Bosnje e Hercegovinës mund të eksportonin pa pengesa në Kosovë. Dokumentacioni i tyre shoqêrues pranohej pa ndonjë kontestim a vonesë. Mallërat e tyre bleheshin nga konsumatori ynë, i cili jo gjithmonë e kishte kohën dhe informacionin në lidhje me origjinen se nga vinin, për të mos i blerë. Në anën tjetër, Serbia dhe BeH, ngjallnin frikë dhe pasiguri. Arrestimet nê kufi e në territor e Serbisë ishin praktikë.

BeH nuk donte t’ja dinte madje edhe për dokumentet tona të udhëtimit. Qytetarët tanë, mallërat tona, shërbimet tona, ishin subjekt i diskriminimit.

Republika e Kosovës, ekonomia, tregu, e konsumatori, u dëmtuan në finananca, në shtrirje, e në potencial, kudo.

CEFTA nuk është projektuar të degradojë ekonomitë e vendeve, por t’i fuqizoje ato duke eliminuar pengesat.

Kosovën ajo gjendje diskriminimi e degradote sistematikisht. Deri para taksës, mes vete, ekonomitë e rajonit komunikonin me një gjuhë, e me një gjuhe ndryshe komunikonin me Kosovë. Prandaj kritika e BE-së ndaj taksës, përpos se e pa drejtë, jo legjitime, është edhe absurde.

Kjo ka marrë fund.

BE duhet të ofrojë përkrahje, sepse realisht ka hapësirë dhe mund të vendosën edhe masa tjera në të ardhmën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat