Vuçiq "vajton" për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Vuçiq "vajton" për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 21:46
Aleksandar Vuçiq

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që është duke u mbajtur me kërkesë të Serbisë dhe Rusisë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i brengosur për zhvillimet e fundit në Kosovë, pasi është i frikësuar për fatin e popullit të tij dhe rajonit.

“Serbia ka bërë prekjeje të tepërta për të ruajtur dhe mbajtur paqen dhe stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke u përmbajtur nga reagimet që vinin nga Prishtina”, tha ai dhe pohoi se Serbia ka përmbushur të gjitha marrëveshjet që kanë nënshkruar në marrëveshjet e Brukselit.

Ai pohoi se Prishtina ka pasur të vetmin obligim të arritur në marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ai ka qenë formimi i Asociacionit të komunave serbe.

Ai pohoi se i kanë lutur që mos të shkohet në votim të anëtarësimit të plotë në INTERPOL dhe UNSECO, por kanë shkuar në votim, duke llogaritur në votat e Amerikës dhe shteteve tjera, por kanë dështuar dhe për këtë pastaj filluan ta fajësojnë Serbinë.

“Por paritmes vendosin tarifa në kundërshtim me CEFTA-n dhe BE-në, duke vendosur në fillim 10% dhe pastaj e ngritën atë në 100%, duke e mbyllur çdo tregti mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kanë vënë në rrezik një komunitet të tërë serb në Kosovë”, tha ai.

Ai pyeti se nga e cila e drejtë u nxor dokumenti për të formuar Ushtrinë e Kosovës. “Në asnjë dokument. Këtë nuk e  gjënë as në kushtetutën e tyre, të cilën ne nuk e njohim”, tha Vuçiq.

“Pa pritmes dhe befasisht marrin mbështetje të madhe nga vendet perëndimore. Para pesë minutave e mora një dokument  ku thuhet se ‘fillimi i proceseve të transicionit është e drejtë sovrane’. Unë ju pyes nga cili nen dhe paragraf është nxjerr kjo e drejtë? Unë ju them nga askush. Pasi është interpretim tejet i dobët i disa vendeve, sepse është interes i tyre politik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat