Ambasadori i Rusisë në OKB: Ushtria e Kosovës kërcënim për paqen në Ballkan

Aktuale

Ambasadori i Rusisë në OKB: Ushtria e Kosovës kërcënim për paqen në Ballkan

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 22:23
Vasily Nebenzya

Ambasadori i Federatës ruse në OKB, Vasily Nebenzya është shprehur kundër Ushtrisë së Kosovës.

Nebenzya ka thënë se vendimi për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është kërcënim për sigurinë dhe paqen në Ballkan.

“Ne e mirëpresim praninë e shkëlqesisë së tij Aleksandar Vuçiq dhe ndajmë shqetësime serioze për gjendjen në Kosovë. Lidhur me situatën dhe paligjshmërinë e vendimit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Nebenzya.

Sipas tij, shkelja e rezolutës 1244 ka ndodhur me përkrahjen e disa vendeve të mëdha.

Tutje Nebenzya ka folur edhe për Gjykatën Speciale duke thënë se ka shpresë për dënimin e atyre që kanë kryer krime në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat