Limaj: Vuçiqin e njoh nga Haga, nëse takohemi në Bruksel kam çka i them

Aktuale

Limaj: Vuçiqin e njoh nga Haga, nëse takohemi në Bruksel kam çka i them

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 22:25
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i mandatuar nga Kuvendi i Kosovës për të udhëhequr delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë ka thënë se procesi i dialogut do të çojë në njohje reciproke, sepse ndryshe s’ka kuptim dialogut.

Objektivi kryesor, sipas Limajt, është njohja, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe mekanizma tjerë ndërkombëtare.

Limaj është zotuar se do delegacioni do të jetë i përgjegjshëm dhe transparent.

Kryetari i Nismës ka thënë se do ta bëjnë një qëndrim të përbashkët dhe Serbia do të marr përgjigjen.

Limaj ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta shikoj diskursin e Serbisë, sepse sipas Limajt, ata kanë diskurs luftë nxitëse dhe i mohojnë krimet që i kanë bërë në Kosovë.

Limaj ka thënë se Vuciqin e ka takuar në Hagë dhe në atë kohe presidenti serb e shërbente me kafe Vojisllav Sheshelin.

“Atje e kam parë në këtë cilësi. Dhe tash nëse e shoh kam çka i them”, ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat