Vuçiq: Dikush t’i ndal shqiptarët, kanë krijuar ekip negociator edhe me ish-pjesëtar të UÇK-së

Aktuale

Vuçiq: Dikush t’i ndal shqiptarët, kanë krijuar ekip negociator edhe me ish-pjesëtar të UÇK-së

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 22:26
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka komentuar themelimin e ekipit negociator që do ta përfaqësojë Kosovën në fazën e fundit të dialogut.

Ai ka dhënë deklaratën e tij para të pranishmëve, duke kërkuar nga OKB për të ndaluar veprimet e fundit të palës kosovare, duke përmendur këtu edhe përfshirjen e Fatmir Limajt në dialog si ish-pjesëtar i UÇK-së, njofton Klan Kosova.

”Do të përmbahemi që të mos bëjmë hapa të gabueshëm edhe në të kaluarën sepse kemi vuajtur në të kaluarën e nuk kemi djem e vajza më që të humbin në luftra të tjera”.

”Dikush duhet t’i kufizojë, t’i ndalë e t’i pengojë sepse masat që janë marr së fundi nuk janë në përputhje”.

”Ka dicka që është e drejtë sovrane por kanë krijuar tashmë edhe një ekip të ri negociimi duke marr edhe persona të ish-UÇK-së”.

”Të gjitha parakushtet i kanë futur në dialogun e ardhshëm. Duhet të njohim pavarësinë e Kosovës, duhet të kuptojmë se kufijtë janë ata që i mendojnë ata që janë dhe pastaj se nuk do të ndryshojnë formën unitare sepse serbët nuk do të marrin asgjë”.

”Serbia është e gatshme që të fillojë procesin e dialogut, do donim të ftojmë OKB-në të marr hapin e përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat