Kina kundër Ushtrisë së Kosovës

Aktuale

Kina kundër Ushtrisë së Kosovës

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 23:12
Foto nga KS i OKB

Kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës është shprehur përfaqësuesi i Kinës në Kombet e Bashkuara, Ma Zhaoxu.

Zhaoxu, gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit në New York ka thënë se Kina ka marrë shënim nga të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur kohëve të fundit në Kosovë.

“Palët duhet të përmbahen nga çdo retorikë apo veprim që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Kina respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe e uron atë në përpjekjet e Serbisë për të gjetur zgjidhje politike”, ka thënë përfaqësuesi i Kinës.

Ndërkaq, përfaqësuesi amerikan në OKB, Jonathan Cohen ka thënë se është e drejtë e Kosovës formimi i Ushtrisë.

Tutje ai deklaroi se me transformimin e FSK-së, Kosova nuk ka shkelur asnjë rezolutë.

“Amerika mbështetë transformimin e FSK-së. Ligjet e Kosovës janë në përputhje me Kushtetutën. Është e drejtë e Kosovës ta krijojë Ushtrinë vetë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat