Vuçiq: Kthehemi në dialog vetëm nëse hiqet taksa 100 për qind

Aktuale

Vuçiq: Kthehemi në dialog vetëm nëse hiqet taksa 100 për qind

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 23:23
Presidenti serb, Aleksandër Vuciq

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, ka marrë sërish fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ritheksuar nevojën për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë nga Kosova.

Ai ka kërkuar ndihmën e shteteve të OKB-së, për këtë duke thënë se nuk do të ketë marrëveshje finale me Kosovën nëse ajo taksë nuk hiqet.

Ai po ashtu pati disa përgjigje ndaj Thacit dhe u ankua ndaj shteteve që e përkrahin Kosovën dhe Ushtrinë e Kosovës.

“Jam falënderues të te gjithë ata që së paku deshën të na dëgjojnë, dhe ishte shumë e qartë se askush nuk mund të referohej në vetëm një nen apo paragraf apo dokument që sqaron të drejtën e Prishtinës për të krijuar forcat e armatosura. U përmend që nuk e kundërshton rezolutën 1244 por askush nuk lexoj asnjë rregull apo paragraf që thotë se ka të drejtë në transformimin e FSK-së dhe ka një arsye për këtë, sepse nuk ekziston diçka të tillë”, tha Vuciq.

Prishtina, sipas tij, po thotë që spastrim etnik u kryen nga Bogradi por ai thotë se këtë po e bënë Kosova.

“1.4 milionë shqiptarë, sot janë 1.7 milionë në Kosovë. Dhe kanë qenë 227 mijë serbë dhe tash janë 106 mijë serbë në Kosovë. Pra këto janë numrat dhe faktet. Kush ka kryer spastrime etnike? Nuk po them që gjithmonë kemi qenë të drejtë në gjithçka, jo aspak. Por më duhet të them se sjellja me standarde të dyfishta nuk po mbyt vetëm të vërtetën por edhe shanse reale që të arrijmë një marrëveshje mes dy palëve. Po ashtu dëgjova diçka që nuk mund të kuptojë, më duket se Prishtina dhe Britania u referohen planit të Ahtisarit, për çka është ai plan, dhe nga kush u adoptua. Nga kush, nga cila organizatë apo palë. Dhe kur nuk keni fakte në anën tuaj ju referoheni në diçka që nuk ekzistoj dhe asnjëherë nuk është hyrë në fuqi. A po e them të vërtetën apo jo? Sepse nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare reale në të cilën ata mund të referohen. Ambasadorja e Britanisë tha përdorimi i forcës, nuk e kam përdorur ne asnjëherë, përveç palës tjetër, që po përdorte forcë ndaj shefit të negociatave në Kosovë duke e rrahur vetëm se ai ka folur publikisht për problemet me Kosovën”, tha presidenti serb.

Derisa përsëriti taksën e vënë ndaj Serbisë.

2Ne nuk qitëm taksa ndaj tyre, dhe nuk krijuam një ushtri që nuk duhet të ekzistojë, por ne duhet të akuzohemi sepse dikush duhet të arsyetojë politikat e veta. Dhe kur flas për Interpol, u tha këtu nga Prishtina që vetëm krimi i organizuar përfiton nga vendimi për mos anëtarësime Interpol. Jo, Unë dua që Prishtina të bëjë më shumë për krimin e organizuar sepse është vendi më i korruptuar në Evropë sot. Nëse flas për përkrahjen e serbëve të të ashtuquajturës FSK, dhe që ata paskan ardhur në lotë duke ankuar se Serbia po bënë presion tek ta”, ka thënë Vuciq.

Ai po ashtu ka mohuar se ka përkrahje nga serbët për FSK-në duke thënë se që të gjithë 10 kryetarët e 10 komunave serbe iu referuan deklaratave të Thaçit duke thënë se ai po i gënjen dhe ata janë kundër themelimit të Ushtrisë së Kosovës. Të gjithë ata. Dhe se ata e shohin themelimin e forcave të armatosura të Kosovës si rrezik për mbijetesën e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat