Vuçiq ka një lajm të mirë për Serbinë pas Këshillit të Sigurimit në OKB

Aktuale

Vuçiq ka një lajm të mirë për Serbinë pas Këshillit të Sigurimit në OKB

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 09:30
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë për “Zërin e Amerikës” se është i kënaqur me rezultatin e mbledhjes së Këshillit të Sigurinit në OKB sepse Serbia i njoftoi të gjithë me gjendjen në Kosovë.

Ai para pjesëmarrësve në mbledhje theksoi se Serbia i ka përmbushur të gjitha kushtet nga marrëveshja e Brukselit derisa “Prishtina nuk ka përmbushur asgjë”.

Pas mbledhjes, Vuçiq ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres me të cilin diskutoi për veprimet e Prishtinës dhe situatën në regjion, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit të Serbisë, 

Vuçiq ka thënë se Serbia i jep rëndësi pjesëmarrjes së UNMIK-ut në Kosovë duke insistuar se gjendja politike dhe e sigurisë në Kosovë është ende jostabile.

“Pjesëmarrja e UNMIK-ut në Kosovë është me rëndësi të madhe për Serbinë, duke marrë parasysh se është mision i Kombeve të Bashkuara, i themeluar në bazë të kësaj rezolute, garanton status neutral të pjesëmarrjes ndërkombëtare”, deklaroi Vuçiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat