Pas përballjes në New York, Thaçi e Vuçiq takohen me Mogherinin

Aktuale

Pas përballjes në New York, Thaçi e Vuçiq takohen me Mogherinin

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 09:34
Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq dhe Frederica Mogherini

Presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, u kanë dalë mjaft punë me njëri-tjetrin këto ditë. Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB’së, ata do të jenë bashkë në një tavolinë të thirrur nga Zyrtarja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini.

Takimi në Bruksel do të jetë i një formati të veçantë, pasi do të jenë të ftuar tre president dhe 3 kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bëhet fjalë për presidentët e Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnjës.

Takimin që do të mbahët me 19 dhjetor(nesër), e ka konfirmuar vetë Vucic para dy netësh, kur u pyet lidhur me angazhimin për ulje të tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sidoqoftë, mësohet se deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesë marrjen për shkak të protestave masive në Shqipëri, ndërkohë që të ftuarit e tjerë do të jenë nesër në Bruksel.

Në këtë tavolinë ku pritet të marrin pjesë gjashtë udhëheqës shtetesh, do të synohet diskutimi për uljen e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas zhvillimeve të fundit. Edhe Vucic ka thënë se takimi mendohet se ka këtë karakter.

Ndryshe, është herë e parë që Federica Mogherini ka ftuar në këtë format të kombinuar udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Më herët ka pasur takime të ndara të presidentëve dhe kryeministrave, por jo edhe të kombinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat