Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka e ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për qëndrimet dhe vendosmërinë e tij përball Mogherinit, për të cilin thotë se të huajt prej që ka filluar dialogu me Serbinë, kanë bërë monolog.
Sipas Zekës, hera e parë që ndodhi dialogu, edhe Mogherini u trondit, përcjellë "Bota sot".
Postimi i plotë:
Pse u trondit Mogerini?
Prej që ka filluar dialogu me Serbinë, të huajtë kanë bërë monolog. Hera e parë që ndodhi dialogu, edhe Mogerini u trondit.
I pari lider nga Kosova që pati guximin me i tregu Mogerinit jo vetëm çka mendon ai si kryeministër, po çka mendojnë qytetaret e Kosovës. Kjo ishte e rëndësishme.
Një Bravo politike për kryeministrin Haradinaj, edhe shpresojë që të gjithë do bashkohemi në politiken tonë të jashtme!