“Universitet publike në Kosovë të ndikuara nga politika’

Aktuale

“Universitet publike në Kosovë të ndikuara nga politika’

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 11:50
Universitetet publike

Universitetet publike në Kosovë përballen me vështirësi të mëdha në realizimin e punës së tyre.

Meqë janë themeluar si premtim në fushatë zgjedhore, pa buxhet e kushte, këto universitete ndikohen lehtë nga politika e cila është munduar t'i arrijë synimet e saj duke ndërhyrë në mënyra të ndryshme në punën e tyre.

Ky konkluzion ka dalë në hulumtimin e realizuar nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese, ku janë hulumtuar gjashtë universitetet e reja publike të Kosovës.

Besnik Boletini, një nga autorët e raportit ka thënë se këto universitete janë themeluar pa një analizë paraprake.

"Janë rehatuar militantët partiak, ka që kanë dhënë mësim persona me studime themelore dhe me notë mesatare shumë të ulët. 4 nga rektorët e universiteteve vijnë nga PDK. Ne kemi identifikuar 35 persona që mbajnë pozita udhëheqëse në këto universitete dhe që kanë lidhje me politikën", tha ai.

E Besa Kalaja, tha se në hulumtim janë fokusuar tek mungesa e stafit në këto universitete.

"Përmendet mungesa e stafit, kanë punuar persona me studime themelore dhe me notë mesatare shumë të ulët. Hulumtimi tregon edhe për ndërhyrjet politike", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat