Alma Lama përzgjedhet në mesin e 200 ambasadoreve për të qenë pjesë e librit “Ambasciatori a Roma”

Aktuale

Alma Lama përzgjedhet në mesin e 200 ambasadoreve për të qenë pjesë e librit “Ambasciatori a Roma”

Nga: D.RR Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:05
Alma Lama

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka njoftuar se ajo është përzgjedhur në mesin e gati 200 ambasadoreve të akredituar në Itali dhe Vatikan për të qenë pjesë e librit “Ambasciatori a Roma” të gazetarit Marco Finelli, përcjellë “Bota sot”.

Lama tregon se libri përbëhet nga 14 intervista të ambasadoreve të ndryshme nga shtete të fuqishme të Botës, mes tyre edhe ajo, e cila thotë se në intervistën e saj ka folur për sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova.

Postimi i plotë:

E nderuar qe jam përzgjedhur në mesin e gati 200 ambasadoreve të akredituar në Itali dhe Vatikan për të qenë pjesë e librit “Ambasciatori a Roma” të gazetarit Marco Finelli. Libri me intervista me 14 ambasadore të vendeve të ndryshme të botës, mes të cilave vende mjaft të fuqishme, ka dalë në shitje në të gjitha libraritë dje, dhe po kështu mund të blihet në libraritë online më të njohura.
Në intervistë kam folur për sfidat kryesore me të cilat përballet shteti i Kosovës, për raportet me BE-në, SHBA-në, identitetin tonë evropian dhe raportet me fqinjët. Inaugurimi I librit bëhet pas festave të fund vitit.

Grazie Marco Finelli!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat