GLPS: Letra e përfaqësuesve të BE-së lidh dialogun me emra individësh

Aktuale

GLPS: Letra e përfaqësuesve të BE-së lidh dialogun me emra individësh

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:12
Hashim Thaçi dhe Frederica Mogherini

Sipas Grupit Për Studime Juridike dhe Politike letra e përfaqësuesve të lartë të BE-së drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj paraqet përpjekje për ta kontestuar kornizën demokratike të vendimmarrjes në Kosovë, si dhe lidh dialogun me emra të individëve.

Sipas GLPS-së, letra në fjalë imponon që përfaqësuesi i vetëm i Kosovës në dialog duhet të jetë Presidenti Hashim Thaçi.

Letra e Përfaqësueses së Lartë për Politkë të Jashtme dhe Siguri, dhe Komisionerit për Zgjerim dërguar sot Qeverisë së Kosovës është përpjekje për ta kontestuar kornizën demokratike të vendimmarrjes së Republikës së Kosovës.

Letra në fjalë imponon qartë qëllimin që përfaqësuesi i vetëm në dialog të jetë Presidenti i vendit, z. Hashim Thaçi. Në këtë mënyrë, lë të nënkuptohet se Kuvendi dhe Qeveria, apo kushdo tjetër nuk mund të ushtrojë mandatin përfaqësues dhe kushtetues në këtë proces. Rikujtojmë që roli i BE-së është lehtësimi i procesit të dialogut, dhe në një rol të tillë BE-ja supozohet që të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje që është e pranueshme dhe që është reflektim i drejtë i institucioneve demokratike të të dyja palëve. Një proces i tillë nuk mund të shërbej si instrument për të rregulluar raportet e fuqive të liderëve politikë ose të riaranzhoj kompentencat të përcaktuara, në rastin tonë, në kushtetutë.

Kjo letër duket të ketë qëllim neutralizimin e plotë të rolit përfaqësues dhe përcaktues të Kuvendit të Kosovës në një proces që pritet të përcaktojë të ardhmen paqësore të Kosovës në raport me Serbinë. Në një demokraci parlamentare, siç është Kosova, institucioni i parlamentit gëzon rol qëndror në përcaktimin e pozicionit negocioues në rastet kur diskutohen çështje të rëndësisë së jashtëzakonshme, sikure është marrëveshja finale me Serbinë. Rrjedhimisht, kushdo që synon ta tejkaloj një rol të tillë i shërben të kundërtës së qëllimit të normalizimit të marrëdhënieve. BE-ja nuk mund të ndërhyj në dialog në formë të tillë që cenon rendin minimal të demokracisë së brendshme që është e përcaktuar qartazi në kushtetutën e vendit.

I kërkojmë Presidentit, Qeverisë dhe Kuvendit të refuzoj t’i përgjigjet thirrjeve që përfaqësimi i Kosovës në forumet ndërkombëtare, përfshirë dialogun, të modelohet sipas kërkesave që nuk përkojnë me rendin dhe kompetencat kushtetuese, rregullat minimale të demokracisë parlamentare, dhe fuqisë politike të aktorëve brenda Kuvendit. Në të kundërtën përfaqësimi i Kosovës dhe fati i saj në proceset ndërkombëtare do të mbetet i lidhur me emrat individual, e jo vlerat, qëllimet e parimet e pritura që janë me karakter universal.  Znj. Mogherini dhe z. Hahn duhet të kenë të qartë që veprimet e tilla kanë ndikimin të drejtëpërdrejt në sentimentin pro-evropian të qytetarit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat