Haradinaj jep lajmin e madh, zotohet se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza në fund të këtij viti

Aktuale

Haradinaj jep lajmin e madh, zotohet se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza në fund të këtij viti

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 13:41
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj është zotuar se qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza para fundit të këtij viti.

Përderisa kanë mbetur edhe 13 ditë deri në përfundim të vitit, Haradinaj është shprehur i bindur që Kosovës do t’i ipet liberalizimi i vizave.

“Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi I dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndame. Besoj se do ta marrim liberalzimim jo shumë larg para viti të ri por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, në Prishtinë tha se nuk ka liberalizim për qytetarët e Kosovës deri në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat