Sektori i industrisë përpunuese shënon rritje 8.75 për qind

Aktuale

Sektori i industrisë përpunuese shënon rritje 8.75 për qind

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 15:02
Ilustrim

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e dytë të po këtij viti, ka pasur rritje te sektori i industrisë përpunuese (C) për 8.75% dhe sektori industrisë nxjerrëse (B) 0.71%, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në Anketën e Statistikave Afatshkurtra të Industrisë thuhet se rënie kishte te sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 11.24% dhe sektori i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar  (D) për 5.48%.

Ndërkaq, krahasuar TM3 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka pasur rënie në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 9.75%, sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për  4.30%, sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për 3.46% dhe sektorin e industrisë përpunuese (C) me -1.17%.

Ndryshe, anketa paraqet ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E - Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në  industri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat