Letra e Trumpit për Thaçin: Vjen reagimi i parë, thotë se duhet ta shfrytëzojmë ketë rast historik

Aktuale

Letra e Trumpit për Thaçin: Vjen reagimi i parë, thotë se duhet ta shfrytëzojmë ketë rast historik

Nga: N.H Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:20
Hashim Thaçi dhe Donald Trump

Kryetari i Lëvizjës për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka dërguar letër zyrtare institucioneve të Kosovës, përkatësisht presidentit Thaçi, ku ka thënë se Kosova është një partner strategjik i SHBA-ve për paqe në rajon.

Ai thotë se Letra e Trumpit për Thaçin, shtron rrugën për përfshirjen e thellë të SHBA-ve në procesin e dialogut.

Sipas tij, është koha që t'i lëmë ngurtësitë e panevojshme, të bëhemi unik e vizionar dhe të shtrojmë për zgjidhje drejt e mirë njëherë e përgjithmonë me reciprocitet çështjen e Kosovës Lindore me atë të tri komunave në veri të Kosovës.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Letra e Trumpit për Thaçin, shtron rrugën për përfshirjen e thellë të SHBA-ve në procesin e dialogut. Edhe njëherë koha që t'i lëmë ngurtësitë e panevojshme, të bëhemi unik e vizionar dhe të shtrojmë për zgjidhje drejt e mirë njëherë e përgjithmonë me reciprocitet çështjen e Kosovës Lindore me atë të tri komunave në veri të Kosovës.

Të shfrytëzojmë rastin historik, për të hequr kufizimet e Pakos së Ahtisaarit në Kushtetutën e Kosovës (privilegjet bllouese të pakicës serbe) dhe për ta bërë Kosovën një shtet funksional e sovran në tërë territorin e saj me standardet më të larta për të drejtat e pakicave, por jo më me privilegje bllokuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat