Forumi për Transparencë Parlamentare mban takimin e fundvitit

Aktuale

Forumi për Transparencë Parlamentare mban takimin e fundvitit

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:45
Në takimin e fundvitit të Forumit për Transparencë Parlamentare.

Kryetari i këtij forumi Zenun Pajaziti, vlerësoi se ky takim  është kurorëzim i bashkëpunimit me shoqërinë civile. Ai tha se Kuvendi i Kosovës dallohet nga institucionet tjera në regjion.

Pajaziti: Kuvendi i Kosovës dallohet nga institucionet tjera në regjion

“Sot, kemi dashur që me këtë format të ndajmë mirënjohjen tonë të veçantë  për organizatat e shoqërisë civile  dhe t’iu falënderojmë  nga këtu. Këtë vit  përveç punës së vazhdueshme  që i kemi bërë si forum, bashkërisht, me ato zotime që i kemi marrë, duke i miratu në kuvend  një deklaratë për transparencë. Duke pasur parasysh  një deklaratë tjetër  për bashkëpunim me shoqërinë civile  që prej vitit 2014, Kuvendi i Kosovës dallohet  nga institucionet tjera  në regjion dhe në  vend për punën e vet të hapur që bënë për publikun. Dhe kjo duke iu falënderuar  partnerëve tanë që janë rreth nesh” tha Pajaziti.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë këtij viti ka qenë, e veçantë mënyra e komunikimit të deputetëve me qytetarët, duke shtuar se ky është një aktivitet i ri.

Ndërsa, sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, u shpreh se forumi i transparencës  dhe angazhimi i tij ka kontribuar mjaft shumë, duke paraqitur kështu punën në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi: Kuvendi i Kosovës çdo tre muaj publikon shpenzimet e buxhetit

“Fal kësaj Kuvendi i Kosovës, administrata, ka arritur që  përmes publikimit të shpenzimeve  të transparencës në shpenzimet e buxhetit  të kuvendit, për çdo tre muaj të  jemi ndoshta një nga institucionet më publike me të dhënat  e prezantuara.  Gjithashtu qasja në dokumentet zyrtare  në Kuvendin e Kosovës është  në parametrat qind për qind. Pyetjet që vijnë nga gazetarët  gjithashtu mund të them, Kuvendi ka një shkallë mbi 95 për qind  të pyetjeve të cilat marrin  përgjigje nga administrata”, tha ai.

Forumi për Transparencë Parlamentare, u ka ndarë mirënjohje organizatave, si: Instituti Demokratik i Kosovës, Instituti për Politika Zhvillimore, NDI, Democracy Plus, Toka, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, “Mrezha” dhe organizatës për Sensibilizim dhe  për Ardhmëri Evropiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat