Mogherini mban konferencë me Brnabiq, thotë se ka parë përparime në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Mogherini mban konferencë me Brnabiq, thotë se ka parë përparime në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:47
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka deklaruar sot në Bruksel se është optimiste se kur është fjala për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe se Serbia në bashkëpunim me Brukselin, shpejtë do të përparojë në këtë rrugë me zbatimin e reformave.

Mogherini tha tutje se Serbia po zbaton reformat e nevojshme. Deklaratë kjo shumë ndryshe nga ato që së fundi u bën nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në drejtim të Kosovës.

“Paqja, përmbajtja dhe rezultati i dialogut Kosovë-Serbi, i përket përfaqësuesve të dy vendeve, jo Bashkimit Evropian. Roli im është të lehtësoj, të sigurohem që të dy palët të respektojnë njeri-tjetrin. Unë kam parë përparime dhe unë shpresoj se dialogu mund të vazhdojë. Unë besoj se është e mundur”, ka thënë Mogherini pas takimit që zhvilloi në Bruksel me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.

Mogherini sot mbajti konferencë për media, për dallim nga dje ku pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ajo u pa nervoze dhe anuloi konferencën për media.

E gjithë kjo vie pas mos-pranimit të kryeministrit Haradinaj që të tërheq taksën 100% të vendosur ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës, ku Mogherini më pas bëri edhe një ofertë që në vend të paraqitjes UNMIK në Cefta, emri të zhvendoset në Kosovë, ofertë kjo e cila u cilësua qesharake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat