Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:51
Stephan Mayer dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, Stephan Mayer, sekretar parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe përkrahjen e Gjermanisë për vendin tonë.

Haradinaj ka përmendur gjithashtu faktin që Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian, në procesin e liberalizimit të vizave. 

Ai ka falënderuar Mayer për përkrahjen e madhe të Gjermanisë për shtetin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit në shumë drejtime. 

“Gjermania është partner shumë i rëndësishëm i Kosovës duke qenë mbështetëse e zhvillimit ekonomik dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës”, tha Haradinaj.

Në këtë takim u bisedua edhe për çështjet tjera të rëndësishme për Kosovën, dialogun Kosovë - Serbi, për proceset politike brenda Kosovës si dhe për perspektivën eurointegruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat