A kërkoi zgjedhje të parakohshme Donald Trump në letrën e tij dërguar Thaçit?

Aktuale

A kërkoi zgjedhje të parakohshme Donald Trump në letrën e tij dërguar Thaçit?

Nga: N.Sh Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:12
Donald Trump

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Këtë letër, e ka komentuar ish deputeti i Kosovës, Driton Tali.

Tali përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, Trumpi ka kërkuar “Grup Uniteti”, që sipas Talit, të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ai shprehet se, nuk mundet me pas një “Grup të Unitetit” këtë përbërje, pasi Fatmir Limaj ka 6% të votave, Behgjet Pacolli 2%, Dardan Gashi 0%, ndërsa Shpend Ahmeti ka mandat të vjedhur.

“Trump'i me këtë letër ku paska kërku "Grup Uniteti" ndryshe paska thënë shkoni në Zgjedhjet e parakohëshme.

Sepse nuk mund të bëhet Grupi i Unitetit me këtë konstalacion ku Fatmiri i ka 6% të votave; Behgjeti 2%; Dardan Gashi 0% e Shpendi me mandat të vjedhur”, shkruan Tali transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat