Vizat, ministri Tahiri kërkon mbështetjen e Gjermanisë

Aktuale

Vizat, ministri Tahiri kërkon mbështetjen e Gjermanisë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:37
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar sot nga sekretari Parlamentar i Shtetit gjerman Stephan Mayer, mbështetjen për procesin e liberalizimit të vizave, në mënyrë që t’i jepet fund izolimit të qytetarëve të Kosovës dhe për t’iu dhënë atyre mundësinë e lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

Ai ka theksuar se janë përmbushur të gjitha obligimet e dala nga Agjenda e Reformave Evropiane, dhe procesi i liberalizimit të vizave, duke potencuar se janë ndërmarrë reforma strukturore të sektorit të sundimit të ligjit, përmes Rishikimit Funksional si dhe agjendës “Drejtësia 2020”.

Këto ndryshime, sipas ministrit Tahiri, do të mundësojnë që sistemi i drejtësisë në Kosovë të jetë funksional, efikas, profesional dhe i depolitizuar, duke ofruar shërbime të shpejta për gjithë qytetarët në gjithë territorin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat