Veseli flet për letrën e Trumpit: Thotë se Kosova është bekuar për miqësinë me SHBA-në

Aktuale

Veseli flet për letrën e Trumpit: Thotë se Kosova është bekuar për miqësinë me SHBA-në

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 18:52
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli vlerëson se letra e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij në Facebook, Veseli thotë se thirrja e presidentit të SHBA-ve, Donal Trump, është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit në dialog, për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

 Ai ka ftuar sërish Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen ekipit shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës dhe që bashkë të forcojnë Kosovën.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Letra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është një mesazh i qartë përkrahës për Kosovën dhe shtetësinë e saj. Është edhe një dëshmi shtesë për miqësinë e natyrshme dhe të përjetshme mes Kosovës dhe SHBA-ve. Dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve dhe thirrja e Presidentit të SHBA-ve është thirrje për të gjithë akterët në politikë që t’i bashkohen rrugëtimit tonë në Dialog për njohje të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ftoj edhe një herë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t’i bashkohen Ekipit Shtetëror, i miratuar para disa ditëve në Kuvendin e Kosovës dhe që bashkë të forcojmë Kosovën. Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat