Krasniqi i PSD-së godet Vetëvendosjen: Krejt Kosova u ngritë kundër Mogherinit përveç VV-së

Aktuale

Krasniqi i PSD-së godet Vetëvendosjen: Krejt Kosova u ngritë kundër Mogherinit përveç VV-së

Nga: N.H Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 20:16
Frashër Krasniqi

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka komentuar takimin mes Kosovës dhe BE, e që si rezultat i mospajtimeve të mëdha, Bashkimi Evropian e anuloi konferencën, kështu që zyrtarët e BE-së nuk dolën bashkarisht me zyrtarët e Kosovës në podium për të folur me gazetarët.

Krasniqi lidhur me ketë ka thënë se derisa e gjithë Kosova u ngritë kundër Mogherinit dhe politikave diskriminuese të BE-së ndaj Kosovës, ishte Lëvizja Vetëvendosje që u shtri komplet para diplomates që na drejtohet si babë.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Krejt Kosova u çu kundër Mogherinit dhe politikave diskriminuese të BE-së ndaj Kosovës.

Përveç VV-së që u shtri komplet para diplomates që na drejtohet si babë, dhe i përdor deklaratat diskriminuese të Mogherinit, për me i qeru hesapet me ata që s'pajtohen me Albinin.

Kur inati partiak del para interesit shtetëror

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat